E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Nuk do votojme asnje nga kandidaturat per kreun e KQZ

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste nuk do të votojë për asnjë nga dy kandidaturat që janë në garën për kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në kushtet kur ato kanë marrë shumicën e votave nga mazhoranca dhe jo nga opozita dhe politikisht socialsitët nuk mund ta japin votën pro, ata mesa duket kanë vendosur të mos ushtrojnë as dy opsionet tjera të votës kundër apo abstenim për Lefterie Lleshin e Marsida Xhaferllarin. Këtë e bëri me dije kreu i opozitës Edi Rama gjatë një interviste. Rama përjashton opsionin se PS ra në kurth, për shkak të formulës që ajo vetë zgjodhi për kreun e ri të KQZ, duke pohuar në këtë mënyrë se ajo ishte një formulë që në thelb nuk ndryshonte nga e para, kur sërish opozita seleksiononte mes kandidaturave të përzgjedhura nga mazhotranca dhe se, sikundër deklaroi Rama “në ligj procedura është e ndërtuar e tillë që kryetari i takon vullnetit të shumicës dhe kjo është normale”. Kryesocialisti tha se në votim nuk marrin pjesë për shka të shkeljeve proceduriale, pa argumentuar se ku konsistonin këto shkelje. Rama deklaroi gjatë intervistës me vendosmëri të plotë se nuk do të votohet ligji për Gjykatën e Lartë, pjesë e kritereve për integrim, pa u zgjidhur çështja e qarkut të Firit. Por tha se do të miratohet reforma parlamentare, kjo pasi në 2 kushtet e PS-së mazhoranca ka pranura kohën e barabartë të kreut të mazhorancës me atë të opozitës në foltoren e Kuvendit, ndërsa PS është tërhequr nga kushti për votimin e fshehtë të dekreteve për anëtarët e organeve kushtetuese. Lidhur me aleancat elektorale, Edi Rama pas 8 vitesh në opozitë shfaqet në dilemë, kur i fton të gjithë nga LSI e Metës deri tek FRD e Topit, dhe në krahun tjetër thotë se zgjedhjet do t’i fitojë i vetëm

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›