E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara për kreun e LSI, Rama: Do vendos një dimension të ri lidershipi

Jam në garë për një dimension të ri lidershipi. Kështu ka deklaruar kandidati për kreun e LSI, njëkohësisht dhe sekretar i kësaj partie, Luan Rama.
 

Duke e konsideruar një forcë politike të hapur dhe transparente, ai është shprehur se në LSI zhvillohet garë për çdo post, jo vetëm për kryetarin.
 

Ndërkaq si pjesë e koalicionit mazhoritar, Rama është shprehur se LSi duhet të garantoje transparencën e qeverisjes.
 

Këto deklarat ai i bëri në konferencën e Lëvizjes së Gruas për Integrim në Pogradec, ku vlerësoi se barazia gjinore mbetet vlerë e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
 

Një ditë më parë Luan Rama shpalosi platformën e tij me strukturat e LSI në Korcë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›