Luan Rama Platforma ime mundesi per ndryshim
Sekretari i LSI-së Luan Rama ka zgjedhur qytetin e Korcës për të shpalosur platformën e tij me strukturat e LSI-së në këtë qytet. Në fjalën e tij pasi evidentoi punën e strukturave të LSI-së, Rama u ndal në ridimensionimin e punës së këtyre strukturave me qëllim arritjen e suksesit në sfidën e ardhshme elektorale në vitin 2013. Kandidati për kryetar i LSI-së u shpreh se zgjedhjet për kreun e LSI-së janë mundësi për tu zgjedhur dhe një shans për ndryshim. Luan Rama tha se Lëvizja Socialiste për Integrim është krijuar për të sjellë ndryshimin dhe sipas tij kjo forcë politike e ka në ADN-në e saj vetë ndryshimin.
Ilir Meta dhe Luan Rama janë kandidatët zyrtarë për marrjen e drejtimit të LSI-së, votimi për të cilin do të zhvillohet në Konventën e LSI më datat 27 dhe 28 tetor.
Ilir Meta dhe Luan Rama janë kandidatët zyrtarë për marrjen e drejtimit të LSI-së, votimi për të cilin do të zhvillohet në Konventën e LSI më datat 27 dhe 28 tetor.