KiE: Situata politike e përmirësuar, bashkëpunimi të vijojë

Gjatë një konference për shtyp pasditen e sotme, ata apeluan që bashkëpunimi politik mes palëve të vijojë.
“Gjatë vizitës sonë kemi vënë re përparimin e Shqipërisë dhe bashkëpunim mes palëve sipas standardeve të Evropës”, deklaroi parlamentari çek, Tomas Jirsa.
Sipas tij, “krahasuar me qershorin e vitit të shkuar, kur vizituam Shqipërinë, situata është më e mirë, më e qetë dhe jemi të vendosur të ndihmojmë Shqipërinë në marrjen e statusit të vendit kandidat në BE”.
Duke u ndalur tek ngjarjet e 21 janarit 2011, Jirsa theksoi se institucionet e pavarura duhet ta hetojnë deri në fund çështjen. “21 janari është një çështje ende në hetim, institucionet të lihen të pavarura e të lira të hetojnë për të nxjerrë rezultatin”, theksoi ai.
Ndërsa parlamentari moldav Grigore Petrenko vuri në dukje se “klima politike në vend është shumë më e mirë sesa monitorimi i 2011-s”. Ai u ndal tek zgjedhjet e ardhshme presidenciale, duke theksuar se “u siguruam që Kushtetuta do të zbatohet dhe ato nuk do të bëhen burim tensioni midis palëve”.
Petrenko u shpreh se janë vënë re edhe disa probleme që kërkojnë zgjidhje, si korrupsioni, funksionimi i gjyqësorit dhe heqja e imunitetit. “Kjo e fundit është shumë e rëndësishme për ne, dhe si e tillë ka marrë një pjesë të mirë të vëmendjes”, theksoi raportuesi moldav.
Gjatë vizitës së tyre në Tiranë, dy raportuesit e KiE-së patën takime me Presidentin Bamir Topi, kryeministrin Berisha, kreun e opozitës Edi Rama, atë të LSI-së Ilir Meta, ministrin e Drejtësisë Eduard Halimi dhe kryeprokuroren Ina Rama. Të gjitha takimet u zhvilluan pa praninë e medias.
Raporti përfundimtar i misionit të vëzhguesve do të publikohet më vonë gjatë vitit, pasi të jetë diskutuar në instancat përkatëse të Komisionit Evropian.
/Start/E.B/
2012-04-04 21:37