Vizita e Thaçit në SHBA, sot takohet me Bajden
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se nënpresidenti amerikan Xho Bajden do të takojë sot kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi.
Takimi, sipas komunikatës për media të Shtëpisë së Bardhë, mbahet në orën 11.30, sipas kohës lokale të Uashingtonit. Takimi behet ne kuader te vizites zyrtare te kryeministrit Thaçi në Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Një ditë më parë, ai u takua me sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klinton, nga e cila mori mbështetjen amerikane për integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës, si dhe për aspiratat euro-atlantike të Kosovës.