E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, votohet për vendet bosh në institucione

TIRANE- Kuvendi i Shqiperise pritet te votoje ne seancen e sotme per plotesimin e vendeve vakante ne institucione, mes tyre edhe zgjedhja me e fundit e Elvis Cefes si anetar i KLD-se, nje dite pas miratimit te tij vetem me votat e maxhorances ne Komisionin e Ligjeve.

Seanca e sotme pritet te shoqerohet me debate, duke qene se opozita ka qene kunder kesaj zgjedhjeje, por edhe per mandatin ende bosh te PS-se, pas terheqjes se ish deputetes Rudina Seseri.

Pjese e rendit te dites eshte projektligji Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare Për thjeshtimin dhe harmonizimin e procedurave doganore, bërë në KYOTO, më 18 maj 1973 (e ndryshuar).

Pas tij, shqyrtohet projektrezoluta Për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Prokurimeve për vitin 2011.

Ne rendin e dites eshte planifikuar edhe nje interpelancë me Ministrin e  Punëve Publike dhe Transportit kërkuar nga deputeti socialist Erjon Braçe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›