E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamentaret serbe bojkotojne serbet e jugut te Kosoves

Perplasjet Beogradi perbuz partite qe kane shpallur hyrjen ne zgjedhje

Qe Beogradi zyrtar po distancohet ose ndoshta eshte lodhur nga serbet qe jetojne ne jug te lumit te Ibrit dhe qe kane vendosur te marrin pjese ne zgjedhjet parlamentare te Kosoves me 12 dhjetor pavaresisht nga thirrjet e tij per bojkot e tregon qarte edhe deshtimi pothuajse i plote i nje takimi serb-serb qe ishte parashikuar te zhvillohej ne fillim te kesaj jave. Ne kete veprimtari te organizuar me nisme te organizates joqeveritare Keshilli per drejtimin inkluziv ku ishte parashikuar qe te merrnin pjese dhe te diskutonin per pjesemarrjen e serbeve ne zgjedhjet parlamentare te Kosoves perfaqesues te partive parlamentare serbe dhe perfaqesues politike te serbeve qe kane vendosur te marrin pjese ne zgjedhjet parlamentare kosovare te 12 dhjetorit erdhen vetem nje deputet i SPS-se Partia Socialiste e Serbise dhe sekretari shteteror ne te ashtuquajturen Ministri per Kosoven dhe Metohine ne qeverine serbe Oliver Ivanovic por edhe ky i fundit vetem qe te konstatonte hendekun dhe percarjen e madhe qe ekzistonte mes serbeve ne te dyja anet e lumit Iber. Ne kete menyre sikurse shkruante sot gazeta e perditshme serbe Politika dialogu qe synonte ti afronte qendrimet dhe problemet e serbeve te jugut dhe te veriut ne mungese te parlamentareve serbe u shnderrua ne nje diskutim per unifikimin e qendrimit te serbeve pjesemarres ne zgjedhje qe jane ndare ne tete lista elektorale te zgjedhjeve parlamentare ne Kosove dhe per ceshtje te tjera akute ne prag te fillimit te procesit zgjedhor.

Sekretari shteteror ne Ministrine per Kosoven dhe Metohine Oliver Ivanovic ne perpjekje per ti zbutur efektet negative te vendimit te qeverise serbe qe u kerkoi pa sukses serbeve ne jug te Ibrit qe te mos marrin pjese ne zgjedhjet e Kosoves vuri ne dukje se problemin e mungeses se komunikimit mes pjeses jugore te Kosoves dhe Beogradit nuk e konsideronte si pasoje te vendimit te qeverise serbe per mospjesemarrjen e serbeve ne zgjedhje. Kjo nuk ka lidhje te drejtperdrejte sepse ne kete takim ishte parashikuar qe te merrnin pjese edhe ata qe jane pro dhe ata qe jane kunder pjesemarrjes ne zgjedhje dhe te diskutonin per temat per te cilat kemi mendime te kunderta. Por kjo sic duket nuk u perbe nga ndonje motiv per shumicen e partive politike qe te vinin ketu theksoi Ivanovici duke vene ne dukje me keqardhje se ndasite politike qe ekzistojne mes partive politike ne Beograd jane reflektuar edhe ne Kosove dhe kjo tregon per percarjen tragjike te serbeve. Presidenti i organizates Keshilli per drejtimin inkluziv Aleks Grigorev nga ana e tij vuri ne dukje se qellimi i takimit duke qene se eshte e qarte se serbet ne jug te Ibrit do te marrin pjese ne nje numer te madh ne zgjedhjet e Kosoves ishte qe te bisedohej per ate se pjesemarrja ne zgjedhje eshte e rendesishme per bashkesine serbe te percaktohej veprimtaria e perbashket politike dhe te shihej mundesia e realizimit te disa platformave te perbashketa pas zgjedhjes se deputeteve serbe ne Parlamentin kosovar. Nese serbet e jugut te Kosoves do te bashkoheshin ata do te mund te beheshin nje faktor i fuqishem politik dhe do te mund te realizonin strategjine per permiresimin e jeteses se tyre theksoi ai. Rada Trajkovic nje nga kandidatet e listes serbe ne zgjedhjet e Kosoves nga ana e saj shprehu qendrime kritike ne drejtim te qeverise serbe duke theksuar se ndoshta dikush ne qeveri nuk e pa te arsyeshme qe te na shpjegonte se perse nuk qenkan pjekur kushtet per pjesemarrjen tone ne zgjedhje sepse e kam te veshtire ta mendoj se ne do te mund ti kuptonim shpjegimet e tij. Me tej znj. Trajkovic kritikoi megjithese u perpoq qe ta bente kete me diplomaci se nuk do te donte te mendonte se mungesa e Beogradit zyrtar ne takim do te mund te konsiderohej si nje shprehje e mungeses se pergjegjesise ndaj serbeve te Kosoves sepse ata atje nuk kishin kohe qe te merreshin me problemet e ketyre te fundit pasi ishin te zene duke u marre me pasojat e termetit te fundit ne Kraljevo.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›