E Diel, 1 Nëntor 2026

KiE i pakenaqur me Shqiperine

Komisioneri Europian per Zgjerimin Stefan Fule priti ministrin e Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto. Ministri deklaroi pas takimit se biseda u perqendrua tek heqja e regjimit te vizave.

Persa i takon opinionit mbi statusin kandidat te Shqiperise burime konfidenciale nga Komisioni thone per TCH se deri ne keto momente vleresohet ne nivel jo te duhur dialogu politik miratimi i ligjeve te kerkuara dhe zbatimi i legjislacionit. Ne morem vec ndjeshmerine se Komisioni do hartoje nje opinion qe do inkurajoje ne menyre te qarte vazhdimin e integrimit thekson ministri.

Nderkohe burime te sigurta nga takimi Fule-Haxhinasto tregojne se komisioneri per Zgjerimin eshte treguar shume i ashper. Komisioneri u shpjegoi posacerisht se mungon dialogu politik dhe nuk funksionojne institucionet demokratike ne vend. Madje ai u tregoi se mund ta kuptonin edhe vete tashme se si do te ishte opinioni i Komisionit per Shqiperine cfare nuk duhet ti habiste meqenese keto shqetesime Komisioni ia percjell autoriteteve shqiptare prej 6 muajsh rrefyen te njejtat burime per TCH.

Ministri Haxhinasto thote se per Komisionin shqetesim mbetet kthimi i opozites ne Parlament qe ata te votojne ligje te rendesishme. Zyrtarisht zedhenesja e komisionerit Fule Angela Filote sqaroi se komisioneri shprehu ndaj ministrit shqiptar shqetesimin per vazhdimin e ngercit politik ne Shqiperi. Opinioni per statusin kandidat publikohet ne 9 nentor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›