E Diel, 1 Nëntor 2026

KiE ‘zbarkon’ në Tiranë për të monitoruar procesin parazgjedhor

TIRANE- Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës do të zbarkojë në Tiranë sot, në një mision monitorues për procesin parazgjedhor.

Delegacioni i cili do të qendroje ne vendin tone dy dite (10-11 qershor) do ketë si detyrë vlerësimin e legjislacionit elektoral dhe zhvillimin e fushatës zgjedhore. Në krye të këtij delegacioni do të jetë ish-parlamentari italian Luca Volonte.

Bëhet me dije se delegacioni do të zhvillojë takime me presidentin Buajr Nishani, kryeministrin Sali Berisha, si dhe kryetaren e KQZ-së Lefterie Lleshi.

Ky delegacion do të ketë takime edhe me krerët e partive politike pjesmarrëse në këto zgjedhje, me përfaqësues të trupit diplomatik dhe shtypin, si edhe me personalitete të shoqërisë civile.

Ky mision para monitoruese do të pasohet nga një mision tjetër i KiE për zgjedhjet e 23 qershorit, i përbërë nga 27 anëtarë. 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›