35 grupe nga i gjithe Ballkani organizuan karnavalet ne qytetin e Korces

Karnavalet janë festa e të gjithëve. Korçaret vërshuan në pedonalen kryesore të Korçës ,për tu bërë pjesë e kësaj feste tradicionale.
Veshur me kostume shumëngjyrëshe dhe të maskuar sipas fantazisë së tyre
Të ardhur edhe nga zona të tjera të vendit , ishin jo vetëm spektatorë ,por edhe protagonistë të atmosferës festive
Më tepër se 35 grupe të ardhura nga qytete të ndryshme të vendit por edhe nga vendet e Ballkanit argëtuan per disa ore publikun
Për kreun e bashkisë së Korçës, kjo eshte nje menyre e mire per ti ikur, fushates e zhurmes elektorale.
Ky është i 6 vit qe ne Korçë sezoni turistik çelet me festivalin ndërkombëtar të karnavaleve.