E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeshtri Hiqmet Elezi

Merr leshin e delesh, e rreh me çark. E shtron ne banak dhe me uje  të ngrohtë e sapun e shkumon mire.
Pasi e sheshon me vegël druri ose tunxhi fiton materialin e qullet në formë stofi.
Me pas e fut ne kallepe dhe i jep forme. 
Kur te thahet pak do ta laje me uje te ngrohte e sapun derisa te zbardhet mire…
Ishte 10 vjec kur mesoi per pasionin tij me te cilin do te rugetonte gjate. 
Hiqmet Elezi  sot 84 vjec, eshte nga te paktet qeleshpunues gjalle.
Ne Peshkopi e therrasin Gjyshi.  
Ne punishten e tij gjejme produkte e punuar nga ai.
Brezi i burrave dibran, papuçet dhe qeleshet.
Por një novacion i Gjyshit sfidon edhe atë te paimagjinueshmen, prodhimin e guanicioneve te makinave e deri te filtrat e naftës. 
Dikur produkte te tilla eksportoheshin ne Hollande, Gjermani, Rumani, France e Rome. 
Teknologjia mund të ketë ndikuar në humbjen e traditës së prodhimeve artizanale por Gjyshi ndjen keqardhje per mungesën e zanatit te leshpunuesit ne shkollat profesionale
Nje qelesh punues por edhe mundes. 27 mjeshtra sporti dhe 2 mjeshtra te merituar kane dale prej tij.
Nje burre menjdeprehte dhe nje sportist, i pari humorist qe ndikoi ne ngritjen e Estradës Profesioniste te qytetit te Peshkopisë. 
Edhe sot gjyshi ngjitet ne skene.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›