E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjisori austriak Michael Haneke fiton mimin Asturias

Çmimi Prestigjioz për Artet e Princit të Asturias i jepet regjisorit dhe skenaristit austriak Michael Haneke. Presidenti i jurisë Jose Llado, në motivacionin për vlerësimin e Haneke-s përmend kontributin e tij kuptimplotë në trashëgiminë kulturore të njerëzimit. 
“Me mjeshtëri dhe dritë verbuese Haneke shqyrton faqet e rënda të jetës siç janë dhuna, shtypja dhe sëmundja, të cilat ai i trajton me vetëpërmbajtje formale të pazakontë,” tha Llado.
Michael Haneke-s duket se i pëlqen të thotë që filmat e tij janë më të lehtë për t'u bërë se sa për t'u parë.
Por megjithëse mund të jetë i parehatshëm shikimi i filmave të tij, është stili i tij i zymtë dhe turbullues që, kur përshkruan problemet dhe dështimet e shoqërisë moderne, duket se po fiton njëherësh suksesin komercial dhe të kritikës. 
Vitin e kaluar filmi i tij “Amour” shfaqur premierë në Kanë fitoi “Palmën e Artë” . Për të dytën herë brenda tre viteve ai vlerësohet kaq lartë, ku kanë arritur karrierat e vetëm shtatë regjisorëve.
“Amour” u vlerësua nga Akademia Amerikane e Çmimeve Oskar Filmi më i mirë në gjuhë të huaj.
Haneke ka një raport shumë të ngushtë me letërsinë. Ai pëlqen të shkruajë histori origjinale për filmat e tij siç është rasti i “Dashuri” apo “Lojëra të çuditshme” apo të bazohet në autorë të vështirë si për filmin “Pianistja” sipas romanit homonim të nobelistes austriake Elfride Jelinek.
  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›