E Diel, 1 Nëntor 2026

Kiesewetter CDU eshte vendimtare qe shoqeria civile dhe politika shqiptare te mberrijne ne nje proces pajtimi

DW Si e vlereson Partia Demokristiane CDU si dhe parlamenti gjerman gjendjen aktuale ne Shqiperi

Kiesewetter Ne e shohim gjendjen ne Shqiperi me shqetesimin me te madh edhe per arsye te njohjes sime personale me gjendjen. Une vete isha si drejtues delegacioni ne shtator ne vend u takova edhe me kryeministrin Berisha fola edhe me zotin Rama fola me kryetaren e parlamentit. Ne shpresojme qe te kete shume shpejt te kete nje proces shoqeror civil ne pajtim. Jemi shume te tronditur dhe shpresojme qe cdo perdorim dhune te ndalet dhe para se gjithash veprimet e policise pa mare parasysh rangun te hetohen intensivisht dhe personat pergjegjes te mbajne pergjegjesi.

DW Ju thate qe qeveria gjermane e sheh gjendjen me shqetesimin me te madh. Cili eshte qendrimi gjerman ndaj refuzimit te qeverise shqiptare dhe policise per te ndaluar anetare te gardes se republikes sic kerkohet prej prokurorise

Kiesewetter Fillimisht dua te them se Shqiperia duhet ta zgjidhe vete kete problem te politikes se brendshme. Per kete arsye nuk me duket me vend te jap keshilla nga jashte vendit por nje shtet qe deshiron te behet anetar i Bashkimit Evropian duhet te zoteroje sjellje ne trajtimin brenda vendit qe perputhen me shtetin ligjor dhe ne iu bejme thirrje te gjithe personave pergjegjes qe parimet e BE-se per shtetin ligjor te respektohen.

DW Si duhet vleresuar thirrja e kryeministrit per nje tubim per paqen

Kiesewetter Mendoj qe populli shqiptar e di mjaft mire se cfare ka rendesi dhe ne rast se ky proces rrjedh ne fryme pajtimi atehere ne vetem sa mund ta pershendesim por perpara sesa populli te mblidhet ne rruge dhe sheshe e konsideroj absolutisht te rendesishme qe qeveria dhe opozita pas dyersh te mbyllura te kerkojne dialogun dhe qe tema si ceshtja e zgjedhjeve te vitit 2009 ceshtja e sjelljes se parlamentit aftesia e parlamentit per te funksionuar ceshtje te shtetit ligjor te drejtesise korrupsionit te trajtohen dhe qe te arrihet nje zgjidhje mirekuptimi ne politiken e brendshme. Ne e konsiderojme absolutisht te rendesishme qe Shqiperia ti zgjidhe vete keto probleme edhe per te treguar se eshte ne gjendje qe si kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian te trajtoje veshtiresite e brendshme. Sigurisht qe jemi te gatshem te ndihmojme nese eshte e nevojshme por eshte vendimtare qe shoqeria civile shqiptare politika shqiptare te mberrije ne nje proces pajtimi qe te mbizoteroje mungesa e dhunes qe te hiqet dore nga dhuna dhe qe populli te dalloje ne ceshtjen e shtetit ligjor se qeveria dhe drejtesia ndeshkojne pa leshuar pe shkeljet e ligjit pa mare parasysh se kush i ka urdheruar ato dhe kush i ka zbatuar ato. Nuk mund ta tolerojme ne Evrope qe shteti ligjor te mos kete me vend.

Me lejoni te them edhe dicka Evropa ia doli qe te dale nga kriza ekonomike me besim te madh ne te ardhmen Evropa ia doli qe pas Luftes II Boterore te kthehej ne nje rajon te paqes prandaj eshte shume e rendesishme qe paqe te mos kete vetem ndermjet shteteve po edhe brenda shteteve vete. Ne do te gezoheshim shume sikur Shqiperia ne rrugen drejt Bashkimit Evropian te bente shume shpejt hapat e deshiruar para. Vizita jone ne shtator te vitit te kaluar ishte inkurajuese dhe aq me zhgenjyese jane lajmet e sotme.

Intervistoi Elert Ajazaj

Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›