E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kiev/ Meloni takon Zelenskyn: Furnizimi i Ukrainës me avionë luftarakë nuk është në tryezë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, deklaroi sot në Kiev se Italia do t’i dërgojë Ukrainës më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, por ajo përjashtoi mundësinë e ofrimit të avionëve ushtarakë, duke shtuar se “nuk është në tryezë”.

Gjatë një konference për shtyp përkrah Presidentit Zelensky, Meloni shtoi se çdo paqe në Ukrainë që përfshin dorëzimin e territorit të saj Rusisë “nuk mund të jetë paqe e vërtetë”.

Italia po planifikon të presë një konferencë ndërkombëtare për rindërtimin e Ukrainës vitin e ardhshëm. BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›