Kievi kërcënon Berlinin për pasoja ekonomike
BERLIN- Një zyrtar i lartë i partisë së presidentit ukrainas, Viktor Janukoviç kërcënoi Gjermaninë për pasoja ekonomike, ndërsa Berlini dhe Kievi po përleshen për fatin e opozitares, Julia Timoshenko, në një intervistë të publikuar sot.
"Prodhuesit gjermanë do të humbasin", deklaroi Leonid Kojara, nënkryetar i partisë së presidentit ukrainas, Viktor Janukoviç, në një intervistë të publikuar në faqen e internetit të revistës së përjavshme gjermane, "Der Spiegel".
Dje, kreu i diplomacisë gjermane, Guido Ëesterëelle, kishte bërë të ditur se vendet e BE-së nuk donin të ratifikonin Marrëveshjen e Asociimit me Ukrainën për shkak të rastit Timoshenko. "Pa marrëveshje, hyrja gjermane në tregun ukrainas do të jetë e kufizuar", tha nënkryetari Kojara.
"Më duket se rasti Timoshenko ka marrë një kthesë shumë personale për disa politikanë perëndimorë", theksoi deputeti Kojara.
(ma.ar/BalkanWeb)