MPJ: Arrestimet e shqiptarëve në Bujanovc, dëmtojnë bashkëjetesën
TIRANE- Ministria e Jashtme Shqiptare ka reaguar pas bastisjeve dhe arrestimeve të shqiptarëve në Bujanovc nga serbët, duke deklaruar se këto akte nuk i shërbejnë bashkëjetesës ndëretnike.
“MPJ ndjek me vëmendje zhvillimet në Luginën e Preshevës dhe shpreh shqetësim për bastisjet dhe arrestimet në fshatrat shqiptare në afërsi të Bujanovcit, ngjarje të cilat ndodhin në prag të heshtjes zgjedhore" thuhet në deklaratën e MPJ.
"Rikthimi i retorikave me akuza për të ashtuquajturat krime lufte në Kosovë, gjatë procesit zgjedhor dhe me synim për përfitime politike, dëmton standardet demokratike dhe bashkëjetesën ndëretnike në vend”, theksohet në reagimin e MPJ.
Në një aksion policor, të ndërmarrë sot në Bujanovc të Luginës së Preshevës janë arrestuar 8 shqiptarë, të cilët dyshohen për krime lufte të bëra në Kosovë. Ky akt është dënuar sot edhe nga qeveria e Kosovës, e cila e quan si një provokim të radhës të Serbisë.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Preshevë, Daçiç hakmerret për ‘Limaj’, arreston 8 shqiptarë Arrestimet në Bujanovc, Kosova: Serbia provokon