Renzi pret Ramën: Bossi dha 3 herë provim në Itali, mori diplomë në Shqipëri
FIRENZE - Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama diskutoi me kreun e Bashkisë së Firenzes, Mateo Renzi, gjatë vizitës së tij në Itali, mbi programin e së majtës “Për një Rilindje Shqiptare”.
Në qendër të takimit është vendosur edhe situata politike në Shqipëri dhe Itali, por edhe kriza ekonomike ndërkombëtare. Në përfundim të takimit, kreu i Bashkisë së Firenzes u ndal edhe në skandalin e publikuar së fundmi të ish-kreut të partisë Lega Nord, në lidhje me diplomimin e djalit të tij.
“Unë besoj se Lega Nord në Itali po demonstron fytyrën e vërtetë, më të trishtë dhe më të shëmtuar. Ndodhi me Umberto Bossin, me të gjitha ato që ka thënë dhe ka bërë në këto muaj. Tani Bossi që ka bërë 3 herë provimin e maturës, sepse nuk arrinte ta merrte, ka shkuar me paratë e financimit publik dhe është regjistruar në një universitet në Londër dhe ka marrë një diplomë në Tiranë. Besoj se nuk shkon. Është e dukshme se Italia dhe në rastin konkret Renzo Bossi ka bërë një figurë të shëmtuar. Të dyja vendet tona, Italia dhe Shqipëria duhet të evitojnë që të kemi universitete që japin diploma false.”- deklaroi kryetari i Bashkisë së Firenzes.
Më tej kryesocialisti Rama, gjatë një takimi me studentë shqiptarë në Firenze diskutoi me ta për të ardhmen e Shqipërisë në mandatin qeverisës të Partisë Socialiste.
“Unë do isha shumë i kënaqur në qoftë se në katër vjet ne do të kishim një sistem taksimi të ndershëm. Do isha shumë i kënaqur në qoftë se pas katër vjetësh do të kishim një administratë publike që do ngjante më shumë me ju se sa me Saliun kur ta shikoje. Unë do isha shumë i kënaqur në qoftë se sistemi ynë shëndetësor, pas katër vjetësh, do ishte një sistem që i përfshinte të gjtihë dhe spitalet tona publike do ishin minimalisht të pastra.”- u shpreh Rama.
(er.nu/news24/BalkanWeb)