Avokati i Argitës dhe Shkëlzenit: Saimir Tahiri po i fshihet drejtësisë
TIRANE- Avokati i fëmijëve të kryeministrit, Argita Malltezi dhe Shkëlzen Berisha, në një deklaratë për media sot, akuzoi deputetin e Partisë Socialiste Saimir Tahiri se po i fshihet organeve të drejtësisë, lidhur me padinë që i është bërë në gjykatë.
Avokat Sokol Barçi deklaroi se, “Sot për të tretën herë rradhazi deputeti Saimir Tahiri nuk u paraqit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në procesin e hapur nga pasditësit Argita Malltezi dhe Shkëlzen Bershia për shpifjet e bëra nga Tahiri në adresë të tyre. Me justifikime qesharake Tahiri për të tretën herë rradhazi i fshihet përballjes me ligjin duke u përpjekur ti bishtnojë shpifjeve të veta”, ka dekl;arar avokati
Përfaqësuesi ligjor i Argita Malltezit dhe Shkëlzen Berishës shprehet më tej se deputeti Tahiri duhet të këtë kurajo të shkojë në sallën e gjyqit, në respekt të sistemit të drejtësisë sic tha ai.
“E ftojmë deputetin Tahiri të mos fshihet, por të respektojë gjykatat dhe sistemin e drejtësisë të vendit, të ketë kurajo të vijë në sallat e gjyqit, të përballet me ligjin njëlloj si gjithë qytetarët e këtij vendi dhe të provojë akuzat që ka bërë”, thuhet në deklaratë.
Fëmijët e kryeministrit e kanë akuzuar deputetin e PS-së për shpifje. Secili prej tyre kërkon 4 000.000 (katër milionë) Lekë shpërblim prej tij.
(ma.ar/BalkanWeb)