Kievo: Bogdani kënaq trajnerin Di KarloBolonja e presidentit shqiptar Rezart Taçi fitoi 2-1 miqësoren me Sportul Bukuresht

Erjon Bogdani bëri një paraqitje të pëlqyeshme me Kievon në trofeun e parë “Banca Popolare”, të fituar nga Atalanta nga seria e penalltive pas barazimit 1-1 në lojë. Gazeta veroneze “L’Arena” shkruan se loja e Bogdanit ishte shumë bindëse dhe “gjiganti shqiptar” devijoi disa topa të bukur për sulmuesin tjetër De Paola. Bogdani ishte pjesë e formacionit të pjesës së parë të Kievos dhe la përshtypje të mirë te trajneri Di Karlo. Të dy golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë.
FITON BOLONJA
Bolonja e presidentit shqiptar Rezart Taçi fitoi 2-1 miqësoren me Sportul Bukuresht, që militon në kategorinë e dytë rumune. Për kuqeblutë italianë të Serisë A shënuan Di Vaio dhe Lung, por ky i fundit shënoi një autogol në favor të Bolonjës.
E Hene, 27 Korrik 2009