E Diel, 1 Nëntor 2026

Hanover 96: Dëmtohet Lala, humbet ArsenalinTë shtunën, Lala dhe Rama ishin pjesë e Hanover 96 në testin e humbur 2-1 me skuadrën amatore të FC Anker Vismar.

Tjetër dëmtim për Altin Lala. Mesfushori shqiptar i Hanover 96 do të qëndrojë pushim për dy javë, pas dëmtimit të tij në miqësoren e humbur 2-1 kundër Vismarit. Sipas trajnerit Diter Heking, behet fjalë për një tërheqje muskulore. “Çfarë dreq fati për ‘xhuxhin luftarak, që pas operacionit të tij në hernien fiskale ishte rikthyer sërish në fushë”, - shkruan uebsajti gjerman Bild.de. Lala do të mungojë në miqësoren kundër 13-herë kampionëve të Anglisë, Arsenalit, të programuar për të mërkurën e ardhshme, më 29 korrik. Sipas faqes gjermane Lvz-online.de, Lala do të humbasë edhe ndeshjen e Kupës së Gjermanisë kundër Trier, por dhe takimin kundër Hertës së Berlinit, më 8 gusht.

RAMA

Lala do ta ndjekë nga tribuna, ndërkohë që Valdet Rama do të jetë shqiptari i vetëm në fushë në miqësoren e luksit kundër 13-herë kampionëve të Anglisë, Arsenalit, takim i programuar për ditën e mërkurë, më 29 korrik në “AËD-Arena”. Një mundësi e mirë për mesfushorin e talentuar Rama në sytë e Arsen Vengerit, të njohur si “gjahtar” i lojtarëve të rinj e me të ardhme. Të shtunën, Lala dhe Rama ishin pjesë e Hanover 96 në testin e humbur 2-1 me skuadrën amatore të FC Anker Vismar. Kapiteni i Shqipërisë e nisi takimin si titullar (u zëvendësua në minutën e 70-të nga Bolugun). Edhe Valdet Rama luajti nga minuta e para, por mesfushori i talentuar u zëvendësua me fillimin e pjesës së dytë. Rama ka pasur disa raste shënimi.

E Hene, 27 Korrik 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›