E Diel, 1 Nëntor 2026

Kievo-Inter, Bogu do gol para ministrave shqiptarë Sipas gazetës italiane “Gazzetta dello sport”, për të parë në aksion “Er-Bomberin” në ndeshjen kundër Interit do të jenë edhe disa ministra të qeverisë shqiptare.

Kievo është gati për betejën për të sfiduar Interin, për ta vendosur në vështirësi ekipin më të fortë të Italisë, ndërkohë që sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani kërkon dhe ai të jetë ai autori i golit të 300-të veronezëve në Serinë A.

Gazeta më e madhe sportive italiane “Gazzetta dello sport” bëri publik edhe një detaj interesant nga shtëpia e Kievos. Çdo lojtar ka të drejtë të marrë tre bileta të zonës “Vip”, ndërkohë që Bogdani u është lutur drejtuesve të klubit për të pasur tetë të tilla, pasi sipas gazetës italiane, për të parë në aksion “Er-Bomberin” në ndeshjen kundër Interit do të jenë edhe disa ministra të qeverisë shqiptare.

E Shtune, 09 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›