E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raul injoron Mançester Sitin

" AS në ëndërr". Kjo është përgjigja e kapitenit madrilen, Raul Gonzales pas thashethemeve që qarkullonin se ai do shkonte tek Mançester Siti në fund të këtij sezoni. Sipas gazetës spanjolle “Marca” Rauli ka refuzuar një kontratë 4 vjeçare me një fitim prej 40 milionë eurosh në total.

“As që e kam marrë fare në konsideratë një propozim të tillë. As në ëndërr madje nuk do ta bëja”, u shpreh Raul. “Mendoj vetëm të përfundoj karrierën time këtu në Madrid dhe kam ndërmend të fitoj edhe shumë tituj të tjerë.” Oferta e Mançester Sitit ishte konfirmuar edhe nga agjenti i lojtarit.

Raul luan me madrilenët prej 15 vjetësh duke qenë njëkohësisht mbajtës i shumë rekordeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›