E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diego Milito i superkërkuar

Sipas “Corriere Dello Sport”, Agjenti i sulmuesit argjentinas, Fernando Hidalgo ndodhet në Angli për të dëgjuar ofertat e klubeve angleze për lojtarin. “Në Premier Lig ka shumë oferta interesante për Militon”, deklaron ai, “dhe jemi duke i vlerësuar me vëmendje.”

Për golashënuesin argjentinas bëhet e ditur se Mançester United kërkon shërbimet e tij pasi argjentinasi tjetër Karlos Tevez deklaroi se do largohej në fund të këtij sezoni pasi kishte nevojë për më shumë hapësirë.

Interi i Mourinjos tani ka një konkurrent të fortë si nga aspekti prestigjioz, ashtu edhe ekonomik si Mançesteri. Trajneri Mourinjo e ka kërkuar me ngulm Diego Militon për ta vendosur në fushë përkrah Zllatan Ibrahimoviçit. Vetëm këtë sezon, të dy kanë shënuar 40 gola në kampionat derimë tani, 21 suedezi dhe 19 argjentinasi.

Nevoja për një sulmues të afirmuar si Milito ndjehet akoma më shumë kur mendohet se në fund të sezonit nga Interi do largohen Adriano, Figo, Kruz, Krespo dhe Obina.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›