Super Liga me sytë e drejtuar nga Shkodra dhe Tirana
Tiranë - Super Liga shqiptare do të zhvillojë sot ndeshjet e javës së 31-të. Vëmendja kryesore është përqendruar tek super përballja e Shkodrës mes Vllaznisë vendase dhe Dinamos së Tiranës. Shkodranët duhet të fitojnë patjetër këtë përballje për të ruajtur kryesimin e kampionatit.
Skuadrat janë të dyja të motivuara në maksimum për këtë sfidë, kjo për faktin se Vllaznia e eliminoi në tavolinë Dinamon nga Kupa e Shqipërisë. Dinamovitët kanë premtuar se do të japin maksimumin, me qëllimin për t'u hakmarrë ndaj shkodranëve.
Ndeshje tjetër e rëndësishme është ajo e kryeqytetit mes Tiranës dhe Shkumbinit të Peqinit. Peqinasve i është premtuar nga presidenca 50 mijë euro në rast fitoreje, dhe veç motivimit të tyre, kjo gjë ka sjellë edhe dyshimet e kryeqytetasve. Në rast se Tirana nuk arrin të fitojë sot, atëherë titulli do të vështirësohet shumë për të.
Flamurtari i Vlorës do të presë Partizanin e Tiranës pas triumfit në Kupën e Shqipërisë. Vlonjatet janë në ekstazë, dhe qëllimi i vetëm i tyre është zënia e një vendi të mirë në kampionat.
Bylisi do të presë Besën e Kavajës. Ky takim është një mundësi e mirë për ballshiotët, të cilët rrezikojnë të rikthehen aty nga erdhën sezonin e shkuar.
Apolonia e Fierit do të presë në “Loni Papuçiu” skuadrën e Teutës. Fierakët kërkojnë t’i shpëtojnë rënies nga kategoria, dhe në këto ndeshje të mbetura, duke përfshirë dhe takimin e sotëm, do të mundohen të japin maksimumin.
Lushnja-Elbasani është takimi tjetër që tërheq jo pak vëmendjen e opinionit sportiv. Të dyja skuadrat ndodhen me një këmbë në kategorinë e parë, dhe për këtë përballje premtojnë më të mirën e tyre.
Ndeshjet do të zhvillohen të gjitha sot në orën 17:00.