E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kievo mund të huazojë Erion Bogdanin

Verona - Ekipi i Kievos është i gatshëm të huazojë sulmuesin shqiptar, Erion Bogdani, nëse do të paraqitet një ofertë e mirë për klubin dhe vetë lojtarin. Bogdani kërkohet aktualisht nga disa klube të ndryshme, por pa u arritur akoma një marrëveshje me ekipin e Kievos.

Vetë presidenti i Kievo Veronës, Domeniko di Karlo, shprehet: “Ka pasur disa oferta të ndryshme për Bogdanin. Për këto jam i mirëinformuar, por nuk ka asgjë të detajuar”.

Bomberi shqiptar është rikuperuar plotësisht pas një tërheqjeje muskulore që e la për disa javë jashtë fushave. Në ndeshjen e fundit të Kievos kundër Xhenoas, Bogdani luajti për disa minuta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›