E Shtunë, 31 Tetor 2026

Talentet vihen në lupën e FSHF-së

Tiranë - Federata Shqiptare e Futbollit do të bëjë disa grumbullime me lojtarët e rinj që aktivizohen në kampionatet jashtë vendit. Qëllimi i këtyre grumbullimeve është njohja më e mirë e specilistëve shqiptarë me këta talente.

Në data 3 dhe 4 janar, në kompleksin sportiv të Kamzës, do të kryejnë stërvitjen lojtarët e datëlindjes 1991-1992. Lojtarët e datëlindjes 1993-1994 do të grumbullohen në datat 5, 6, 7 dhe 8 janar. Talentet mund t’i shërbejnë në të ardhmen ekipit të parë të kombëtares shqiptare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›