E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbiemri qe mbanmbyllur deren e NATO-s

Delegacioni i nivelit te larte nga Shkupi qe ne cilesine e mysafi rit ishte ftuar ne samitin e NATO-s ne Lisbone me 19 nentor e dinte qe me perpara se do te kthehej duarbosh pa ftese anetaresimi nga samiti i Aleances Atlantike. Edhe diplomatet me entuziaste qe si rregull jane nga shtetet e vegjel ballkanike nuk kishin parashikuar se do te kishte ndonje surprize te minutes se fundit. Dera e NATO-s mbeti e mbyllur per anetaresimin e Shkupit.
Te gjithe mendojne se e dine arsyen qe eshte konflikti me Greqine per ceshtjen e emrit. Por ajo qe dihet me pak ne opinionin publik eshte fakti se konflikti mes Athines dhe Shkupit aktualisht nuk eshte per emrin por per mbiemrin. Ne fakt qe prej 15 vjetesh bisedimet jane zhvilluar per te gjetur nje kompromis per emrin dhe per hir te se vertetes duhet thene se kompromisi eshte gjetur per emrin. Greqia ka bere e para leshimin duke pranuar qe emri i Shkupit si shtet te jete nje kompozite ku mund te perfshihet fjala Maqedoni. Para kesaj Greqia kurrsesi nuk ka qene qe fjala Maqedoni te perfshihej ne nje kompozite per emrin e shtetit. Por Greqia ngul kembe qe te jete nje emer gjeografik si Maqedonia e Veriut apo Maqedonia e Siperme per te bere nje dallim te qarte nga Maqedonia si territor qe ndodhet ne Greqi.
Shkupi nga ana e tij ka bere edhe ai nje hap kompromisi dhe e ka pranuar ne tryezen e bisedimeve qe emri i shtetit te jete nje kompozite me karakter gjeografik.
Por pas rebusit te emrit qe u duk se diplomacia e te dy shteteve me ndihmen e ndermjetesuesit amerikan dhe te diplomacise atlantike e perendimore po e conte prane nje zgjidhjeje dhe pranimit prapa kuintave nga te dy palet nje rebus akoma me i komplikuar ka dale dhe ky eshte mbiemri. Ceshtja themelore e konfliktit diplomatik dhe politik mes dy vendeve eshte se si do te quhet populli gjuha kultura dhe identiteti i ketij shteti qe do te kete emer gjeografik te ri. Shkupi ngul kembe qe mbiemri ne te gjitha rastet te jete fjala maqedonas. Mirepo diplomacia greke nuk e pranon kurrsesi qe te perdoret mbiemri maqedonas sepse sipas saj implikon te njejtat pretendime per historine kulturen territorin dhe trashegimine qe pretendon edhe emri Maqedoni te cilin Athina e kishte hedhur poshte sapo lindi shteti i ri fqinj 19 vjet me pare.
Mbiemri po rezulton me i veshtire se emri dhe pikerisht ne prag te samitit atlantik ndodhen disa ngjarje duket jo te rastesishme. Kete e deshmon nder te tjera fakti qe edhe ne Progres-Raportin e Komisionit Europian per Maqedonine te nentorit 2010 nuk figuron gjuha maqedonase por shkruhet gjuha e shtetit. Qarqet qeveritare ne Shkup bene shume zhurme lidhur me kete refuzim te Brukselit per te vene ne raport mbiemrin maqedonas bashkengjitur me fjalen gjuhe. Por zhurma ishte me shume per konsum propagandistik sepse diplomacia e Shkupit e di fare mire se qe nga viti 2006 Komisioni Europian gjithmone ka fshire nga raporti mbiemrin maqedonas per gjuhen dhe e ka cilesuar gjuhe e shtetit. Mund te mos kete nje lidhje te drejtperdrejte por eshte fakt se kjo fshirje e gjuhes maqedonase nga Progres-Raportet e BE-se koincidon me ardhjen ne fuqi te qeverise se kryeministrit Nikolla Gruevski.
Ne te njejten kohe ne uebsajtin e OKB-se ne listen e kartes se identitetit te cdo shteti anetar u zhduk kompozita gjuhe maqedonase. MPJ e Maqedonise ngarkoi misionin e saj diplomatik ne Nju Jork me 15 nentor te drejtonte nje proteste prane kabinetit te Sekretarit te pergjithshem te OKB-se dhe ministri i Jashtem Antonio Milloshoski zhvilloi nje bisede telefonike me Ban Ki Munin. Dhe sikur te mos mjaftonin te gjitha keto edhe Federata Boterore e Peshkimit ne ujerat e embla i drejtoi keto dite Federates Maqedonase te Peshkimit kerkesen qe te heqe nga emertimi i saj mbiemrin maqedonase dhe te emertohet Federata e FYROMIT.
Konflikti per mbiemrin duket akoma me i veshtire sepse pozicionimet e te dy paleve deshmojne nje vendosmeri me te madhe per te ruajtur istikamet e tyre diplomatike se sa kishte ofruar deri tani debati per emrin. Zevendeskryeministri i Maqedonise per ceshtjet europiane Vasko Naumovski i deklaroi gazetes greke Katimerini se Greqia duhet te njohe ekzistencen e gjuhes dhe te identitetit maqedonas dhe se realiteti i ekzistences se identitetit kombit gjuhes dhe i shtetit maqedonas nuk mund te ndryshohet. Por prononcimet kategorike te qeverise se Shkupit lidhur me mbiemrin moren nje pergjigje adekuate nga presidenti i Greqise Karolos Papulias i cili duket jo rastesisht zgjodhi ti beje deklaratat nga Sofja ku zhvilloi nje vizite me 18 nentor. Dyert e NATO-s do te mbeten te mbyllura dhe procedurat e hyrjes ne BE te ngrira derisa Shkupi te insistoje ne poziten intransigjente per emrin. Deklarimi i presidentit grek nga Bullgaria ne leximin diplomatik synonte me sa duket ti kujtonte Shkupit se ka edhe shtete te tjere ne rajon qe nuk e njohin dhe nuk pranojne mbiemrin maqedonas per gjuhen dhe per kombin.
Konflikti per mbiemrin padyshim kerkon nje angazhim me serioz dhe nje kreativitet diplomatik me te madh. Por ne qarqet diplomatike perendimore gjithnje e me teper po mbizoteron bindja se qeveria e kryeministrit Nikolla Gruevski nuk po manifeston ate kuote vullneti politik te nevojshem per gjetjen e nje kompromisi. Kjo nuk ka te beje vetem me nivelin e ulet profesional te diplomacise maqedonase dhe as me inondimin e militanteve partiake ne diplomaci qe e kuptojne diplomacine si duartrokitje e hamendjeve te udheheqesit te partise ne fuqi. Kjo ka te beje me nje politike te caktuar te evitimit te kompromisit dhe te mbajtjes gjalle te nje konflikti diplomatik ne marredheniet mes dy shteteve.
Kryeministri Nikolla Gruevski duket se ka nje interes te qarte politik personal dhe jopersonal ne vazhdimin e konfliktit me Greqine. Ky interes i erret eshte demonstruar qarte se eshte me i madh sesa interesi per te futur vendin ne NATO dhe ne BE. Veshtire te kuptohet se perse kryeministri Gruevski ne vend qe te shkoje ne Lisbone ne samitin e rendesishem atlantik te lobonte atje dhe te takonte presidentin amerikan sic bene homologet e Kartes Adriatik 3 preferoi te rrinte ne shtepi duke mbjelle drure ullinjsh neper kodrina.
Per kedo qe ka ndjekur ecurine e bisedimeve mes Shkupit dhe Athines per ceshtjen e emrit dhe te mbiemrit veren se nga ana e qeverise se Maqedonise nuk ka pasur dhe nuk ka asnje nisme diplomatike asnje oferte reale diplomatike e cila te demonstroje vullnet per ta kapercyer bllokimin dhe per te hedhur ne tryezen e bisedimeve alternativa nxitese te zgjidhjes.
Diplomacia e Shkupit eshte intonuar ne nje rruge te gabuar duke kerkuar jo kompromisin me Athinen por duke u perpjekur qe ne kryeqytetet atlantike dhe perendimore te binde shtetet e tjera qe ti bejne presion Athines per ti bere leshime Shkupit per mbiemrin. Eumlshte nje performance naive e cila ne fakt ka prodhuar efekte te kunderta. Nje numer i madh i shteteve te rendesishme perendimore te cilat edhe pse e kane njohur Shkupin me emrin e tij kushtetues kane filluar te rrisin ftohtesine ndaj ceshtjes dhe te tregojne mirekuptim me te shprehur me pozicionin e Athines. Ka edhe nje keqperdorim apo keqkuptim te Shkupit mbi faktin se shume shtete e kane njohur ate me emrin Republika e Maqedonise. Ministri i Jashtem i Maqedonise A. Milloshoski u shpreh i vetekenaqur me 18 nentor se meqe 129 shtete e kane njohur me emrin e vet kjo eshte e mjaftueshme per te vleresuar argumentet e njeres apo tjetres pale. Mirepo kjo nuk e zgjidh konfliktin qe ka bllokuar marredheniet mes Shkupit dhe Athines sikurse nuk e ka hapur as rrugen per anetaresim ne NATO dhe ne BE. Ndersa menyra e njohjes nga shtetet e ndryshme per emertimin e shtetit eshte fakt dypalesh problemi i emrit dhe i mbiemrit eshte bere atlantik europian dhe nderkombetar. Dhe kete realitet qeveria e Maqedonise duhet ta fiksoje mire.
Shkupi eshte perpjekur dhe po perpiqet te arrije qe te imponoje ne nje fare menyre BE-ne dhe NATO-n ti bejne presion Athines. Por kjo metode e bisedimit te terthorte diplomatik jo vetem nuk ka pasur rezultatin e pritur por si BE ashtu edhe NATO i kane dhene mesazhin e qarte Shkupit se kompromisi duhet kerkuar ne bisedimet e drejtperdrejta mes te dy paleve dhe jo ne NATO e ne BE. Ne kete kuader nuk jane pare me sy te mire as sugjerimet e terthorta te diplomacise dhe te qeverise se Shkupit qe te pranohet ne NATO dhe ne BE me akronimin FYROM apo te angazhohet si ndermjetes ne bisedimet per mbiemrin ndonje shtet ballkanik problematik si Serbia.
Ceshtja e mbiemrit eshte nje ceshtje e veshtire te cilen e ben me te komplikuar mungesa deri tani e nje predispozicioni per ta zgjidhur ate dhe per te vendosur se cila eshte me e rendesishme ne planin strategjik dhe perspektiv per shtetin dhe qytetaret e tij. Nese shtepia eshte ndertuar ne menyre te paligjshme ne toke te tjetrit nuk duhet te dominoje shqetesimi se si do te quhet ajo shtepi perderisa interesi jetik eshte qe ajo te pranohet e te legalizohet.
Artikulli eshte botuar sot ne Gazeta Shqiptare/balkanWeb

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›