E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kika banorëve:Ku është njohuria juaj?

28/02/10 15:45

Në shtëpi banorët vazhdojnë të debatojnë ku kryesore janë pastrimi, punët e shtëpisë dhe sjellja e banorëve në shtëpi. Ai që nisi debatin ishte Bledi i cili debatoi me Bertinën. Gjatë kohës që ata debatonin banorët e tjerë ndërynin herë pas here duke bërë komentet e tyre ku Enxhi thotë që Bledi është i pari që po flet hapur. Ndërsa Klodi i thotë se disa nga banorët mundohen që ti ndërpresin debatet duke iu referuar kryesisht Hakiut. Pas disa minutash debat Kika hyn midis banorëve dhe fillon të flasë më zë të lartë duke iu drejtuar banorëve të rinj kryesisht. Kika u thotë atyre se ata që kur kanë ardhur në shtëpi nuk kanë hapur një temë diskutimi, një debat Ku është dituria juaj? u thotë Kika banorëve të rinj. Ju vini këtu, lëshoni një fjalë dhe ikni pastaj, po njohuritë tuaja ku janë? vazhdon më tej Kika. Kjo nxit akoma më shumë nga banorët e tjerë të cilët kundërshtojnë. Enxhi thotë se ajo ka insituar që banorët të flasin dhe ka debatuar me të gjithë, por Kika i thotë se ai nuk i referohet atyre debateve, por bisedave për një temë të caktuar ku të gjithë të shprehin mendimet dhe dijet e tyre. Një pjesë tjetër e tyre thonë se banorët e rinj kanë ndryshur atmosferën në shtëpi. Jetmiri u thotë banorëve që të flasin me zë të ulët si njerëz të civilizuar, por debati vazhdon me tone të larta. Klodi i thotë Hakiut se ai kishte krijuar grup me Jetmirin, Gracielën, Erionin dhe Bertinën dhe për këtë arsye Klodi nuk kishte mundur të debatonte dhe ti njihte ata. Kjo kundërshtohet nga Kika i cili i thotë Klodit se ai ia kishte dhënë mundësinë duke i hapur biseda në mënyrë që të njiheshin dhe të krijonin afrimitet mes tyre dhe mohon që mes tij dhe banorëve të tjerë ishtë krijuar një grup. Më pas të tre të nominuarit vazhdojnë diskutimet në dhomën e gjumit, ndërsa të tjerët vazhdojnë debatet në sallon ku protagonistët kryesorë janë Klodi dhe Bertina. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›