E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seldi dhe Domenika në mëngjes

28/02/10 11:35

Seldi zgjohet ndër të parët nga gjumi. Edhe Hakiu, Edi e Bledi ngrihen ku secili merret me punët e veta personale. Banorët e tjerë janë në gjum. Seldi zgjat dorën për të kapur dorën e Domenikës e cila është në gjum. Të dy qëndrojnë për disa caste të kapur përdore. Më pas, Seldi ngrihet e shkon tek krevati i Domenikës ku fillon ta përkëdhelë për ta zgjuar. Ai duket shumë i menduar këtë mëngjes. Domenika nuk reagon, por kur zgjohet ngrihet nga krevati dhe largohet. Seldi mbetet i vetëm dhe duket i mërzitur.
Në kuzhinë, Hakiu ka përgatitur caj dhe ndërkohë lan edhe enët. Bledi e shikon dhe i thotë se nuk duhet të merret ai përditë me këtë gjë, pasi në shtëpi ka edhe banorë të tjerë të cilët nuk bëjnë asgjë. Hakiu merr si shembull Edin, por kur Bledi i thotë që ta diskutojë këtë cështje me të, ai ia kthen se si ai, ka plot të tjerë. Megjithatë ai shprehet se kur të mblidhen të gjithë për të bërë buxhetin, do ta hapë këtë temë dhe të diskutojnë për ti ndarë punët. Domenika ankohet se djemtë bëjnë më shumë pis, ndërsa Hakiu i thotë se vajzat janë më dembele se ata. Bledi tregon se kur po pastronin pasqyrat, i kishte kërkuar njërës prej vajzave ta ndihmonte dhe ajo nuk kishte ardhur. Ose ti bëjmë të gjithë ose ska ndryshe- shprehet ai.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›