E Diel, 1 Nëntor 2026

çmimi i ujit, banorët ankohen për faturat

Edhe pse rritja e çmimit të ujit nuk ka filluar të aplikohet të paktën deri në fund të muajit shkurt, banorët e kryqyeqytetit ankohen për rritjen me pa të drejtë të çmimit të tij. Banorët e Tiranës ankohen se ka dy muaj edhe më shumë që faturat i vijnë me një çmim të dyfishuar po edhe të trefishuar. Qytetarët shprehen se nuk e kuptojnë sepse paguajnë kaq shumë ujë sipas tyre e vetmja gjë që u mbetet në dorë është ankesa në institucionet përkatëse.
Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës, i ka kërkuar zyrtarisht Entit Rregullator të Ujit, rritjen e tarifave për kryeqytetin dhe komunat përreth tij, e cila për konsumatorët familjarë shkon deri në dyfish. Në njoftimin zyrtar, Ndërmarrja e Ujësjellësit ka njoftuar se i ka kërkuar entit që për konsumatorët familjarë të qarkut të Tiranës, tarifat e ujit të dyfishohen në 40 lekë për metër kub nga 20 lekë që janë aktualisht. Sipas ujësjellësit, tarifat aktuale të ujit në kryeqytet janë shumë më të ulëta se ato të qarqeve të tjera.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›