E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezarta do të ruajë shoqërinë me Adën

28/02/10 02:23

Rezarta diskuton me Adën se nuk i pëlqen që të tjerët komentojnë lidhjen e saj me Mirin apo edhe që flasin për atë vetë. Ada mendon se kur jeton në një shtëpi të vogël e ku biseda është një ndër gjërat kryesore që bëjnë, është e paevitueshme që të flasin për njeri-tjetrin. Ajo thotë se edhe vetë Rezarta flet me të tjerët. Rezarta diskuton me Adën edhe marrëdhënien dhe shoqërinë që patën fillimisht. Rezi shprehet se evlerëson shoqërinë e tyre dhe është e kënaqur që ato lidhën shoqëri bashkë, një shoqëri që ajo i pëlqen pasi edhe vetë Ada i pëlqen. Ajo tregon se shoqëria e tyre i ka munguar këto ditë dhe shton se ka pritur që ajo të vinte e ti fliste, por në të njëjtën kohë e kupton edhe pse ajo nuk ka ardhur ti flasë. Rezarta i tregon se në shtëpi është vështirë të krijosh besim sepse të gjithë të thonë shoqe, por ndërkohë flasin pas krahëve. Ajo shprehet se Miri kështu ka menduar për Adën në lidhje me Rezin. Ada habitet sepse Miri deri pak ditë më parë i thoshte se kishte krijuar besim tek ajo dhe shton se besimin Rezarta e ka provuar kur i ka thënë dicka dhe ajo sia ka treguar askujt, ndërsa Miri përkundrazi ka folur me të gjithë. Rezarta ankohet se nuk po qëndron fare me Mirin pasi ai gjithë ditën rri me të tjerët dhe me të nuk i del koha të rrijë. Unë kam shumë gjëra për tu sqaruar me të e nuk po kam mundësi- shprehet ajo. Ada e këshillon që të tregohet e qartë dhe korrekte me Mirin kur të sqarohen dhe i thotë asaj që ti shijojë këto ditë me të. Vajzat diskutojnë edhe për lojën që u përfshi Rezi nga Miri dhe Enxhi. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›