Kikia: Kush lufton SPAK-un, ka luftë të hapur me SHBA-në

Ngërçi i marrëveshjes mes Rithemelimit dhe PS për komisionet hetimore si edhe për kthimin në normalitet të jetës parlamentare ishin tema që u diskutuan në emisionin “3D nga Alban Dudushi”.
Analisti Mentor Kikia tha se nëse çështja do të shkonte në SPAK, atëherë do të hapej një luftë me shtetet e bashkuara.
“Lufta me SPAK-un është absolutisht një luftë e hapur me Shtetet e Bashkuara. Kjo nuk ka pikën e dyshimit dhe nuk besoj se do kenë kurajon të ngrejnë një komision tjetër që të fillojnë t’i fusin dinamitin nga poshtë SPAK-ut, kjo nuk do të tolerohet. Me reformën zgjedhore bëjnë një gjë të cilën e dinë vetë ata, por me një strukturë që erdhi dhe e rikonfirmoi publikisht mbështetjen sekretari i shtetit pak kohë më parë në Tiranë, nuk do të ketë kurajën askush nga këta me gjithë vullnetin që mund të kenë”, u shpreh Kikia.
/rtsh.al/