E Martë, 3 Nëntor 2026

Si bie Rama? Mërtiri: Ai do një të shtyrë, po s’ka kush e shtyn

Analisti Ergys Mërtiri ka deklaruar në studion e emisionit “3D” në RTSH 1 se vendi gjendet në një situatë paradoksale kur qeveria është bjerrë por nuk ka kush e rrëzon kryeministrin Rama.

Ai ka theksuar se opozita merret me përçarjen brenda saj dhe nuk fokusohet ndaj rezistencës që duhet t’i bëjë qeverisë.

“Rama mund të bëjë rehat edhe në zgjedhje të parakohshme, Rama është paradoksalisht më dobët se kurrë por edhe më pa i rrëzueshëm se kurrë.

Ky është paradoksi ku është futur vendi. Qeveria, pushteti është bjerrë nuk qëndron dot në këmbë, problemi është se nuk ka kush e rrëzon. Kjo është situatë absurde.

Në situatën ku jemi, Rama do vetëm një të shtyrë por s’ka kush e shtyn atëherë është shumë e rëndësishme të diskutosh për këta që duhet ta shtyjnë të cilët nuk po e shtyjnë por shtyjnë njëri-tjetrin”, është shprehur Mërtiri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›