E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kili, 10 mijë të prekur nga H1N1

Virusi i ri është përhapur me shpejtësi në Kili gjatë sezonit dimëror, kur gripi sezonal arrin shkallën më të lartë të përhapjes, duke shkaktuar deri tani vdekjen e 33 personave, njoftoi Ministria kiliane e Shëndetësisë.

Pjesa më e madhe e rasteve të infektuara janë zbuluar te fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 19 vjeç, theksonte Ministria.

Virusi i gripit H1N1, i njohur gjerësisht si gripi i derrave, deri tani ka shkaktuar vdekjen e 137 personave në shtetin fqinj Argjentinë, ku autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e shkollave dhe u kanë kërkuar qytetarëve të shmangin grumbullimin në vende të populluara, me qëllim frenimin e përhapjes së shpejtë të virusit.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›