E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtarët izraelitë: Palestinezët i përdornim si mburoja

Më shumë se 25 ushtarë izraelitë, në një dëshmi para organizatës vendase Thyerja e Heshtjes, që ka për qëllim të zbulojë shkeljet në ushtrinë izraelite, thonë se rregullat e ushtrisë nuk bënin përjashtim mes banorëve civilë dhe militantëve të armatosur.

Ushtarët izraelitë thonë se civilë palestinezë u përdorën si mburoja njerëzore.

Kjo akuzë e veçantë po hetohet nga policia ushtarake izraelite, thotë korrespondenti i BBC-së, Paul Wood.

Akuza të ngjashme kanë bërë mbi 25 ushtarë që morën pjesë në operacionin e janarit në Rripin e Gazës.

Njëri prej tyre tha se përpara fillimit të këtij operacioni, trupave izralite iu thanë se në këtë betejë të gjithë që dilnin përpara ishin armiq dhe nuk kishte njerëz të pafajshëm.

Ndërsa një ushtar tjetër tha se disa pjesëtarë të njësisë së tij meritonin të përfundonin në burg për shkeljet që kishin bërë.

Ushtria izraelite thotë se bëri çmos për të shmangur viktimat në radhët e civilëve palestinezë.

Edhe dëshmitë e këtyre ushtarëve japin hollësi sesi ushtria izraelite shpërndante fletushka në zona të ndryshme, para fillimit të ofensivës, ku civilët paralajmëroheshin që të largoheshin për shkak të luftimeve.

Por organizata Thyerja e Heshtjes thotë se hetimet duhet të zhvillohen për atë që ndodhi më pas, që hedh dyshim mbi moralitetin e veprimeve të ushtrisë izraelite në Gazë.

Start/bbc

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›