E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Mund të rritet papunësia në SHBA

Presidenti tha se është tipike mbetja prapa e ripërtëritjes së punësisë në krahasim me shenjat e tjera të përmirësimit të ekonomisë, e cila po e ndryshon drejtimin.

Më shumë se 2 milionë vende të punës janë humbur prej se Kongresi amerikan e miratoi paketën stimuluese ekonomike të Obamës prej 787 miliardë dollarësh.

Aktualisht, papunësia në SHBA vlerësohet të jetë 9,5 për qind, që është më e larta në 26 vitet e fundit.

Këto komentet zoti Obama i bëri në Shtëpinë e Bardhë, pas takimit me kryeministrin e Holandës, Jan Peter Balkenende.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›