Bushati: Në ndeshjen me Austrinë kombëtarja Shpresa do jetë ndryshe
Kombëtarja Shpresa pas fitores ndaj Azerbajxhanit 1- 0 të mërkurën do të jetë sërish e impenjuar këtë herë në Austri përballë bashkëmoshatarëve të tyre. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Vjenë në orën 19:00 në stadiumin "Franz Furst". Austri-Shqipëri do të gjykohet nga një treshe arbitrash nga Kazakistani. Të dyja skuadrat kanë nga tre pikë ku koleksionojnë nga një fitore secila. Në prag të kësaj ndeshje trajneri Bushati deklaron se Austria ka disa talente në përbërje, por Shpresa jonë do të jetë shumë ndryshe nga ajo që u pa në "Niko Dovana".