E Diel, 1 Nëntor 2026

Kili/ Florenco Avalos minatori i pare del ne siperfaqe pas 65 ditesh

Florencio Avalos eshte minatori i pare qe pas 65 ditesh del ne siperfaqen e tokes nga miniera e San Hozese. Operacioni i shpetimit ne Kili nisi rreth ores 0430 me oren tone lokale.

Njoftohet se anetari i pare i grupit te shpetimit Manuel Gonzales ka zbritur me ane te kapsules Fenix ne nivelin ku ndodhen edhe minatoret. Ky ishte edhe hapi final dhe thelbesor i nisjes se operacionit te nxjerrjes ne siperfaqe te minatorit. Ngjarja eshte percjelle live nga dhjetra televizione ne mbare boten. Operacioni i shpetimit ishte parashikuar per te nisur ne oren 0100 me oren tone por u shty per me shume se 3 ore per shkaqe teknike.

Ekspertet kerkuan me shume kohe per te vendosur dhe testuar aparturat e komunikimit ne dy kapsulat e shpetimit. Nderkaq pritet shpetimi i 32 minatoreve te tjere te cilet kane qene te bllokuar qe prej muajit gusht te vitit 2010 ne izolim te plote.

Nisja e operacionit i dha fund makthit te minatoreve qe kane thyer cdo lloj rekordi duke qendruar nen toke me shume se kushdo ne historine e minierave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›