E Diel, 1 Nëntor 2026

Nenshkruhet memorandumi i Mirekuptimit per Bashkepunimin ne fushen Penale



Proceset e zhvillimit ne sistemin e drejtesise te Kosoves dhe Shqiperise reformat qe jane ndermarre si dhe objektivat per ta bere sa me efikas e te pavarur institucionin e Prokurorise kane qene temat kyce qe jane trajtuar gjate nje takimi ne ambientet e Priokurorise se Pergjithshme. Kryeprokurorja Ina Rama priti diten e sotme ne nje takim delegacionin e Prokurorise se Pergjithshme te Kosoves te kryesuar nga Prokurori i Pergjithshem i Kosoves Z. Ismet Kabashi. Delegacioni i Prokurorise se Kosoves i cili me ftese te Ina Rama do te zhvilloje nje vizite zyrtare ne vendin tone ne datat 12 deri 13 tetor ka ne perberje te tij edhe Zj. Laura Pula Prokurore e Shtetit dhe Zj. Liridone Kozmaqi Zedhenese ne Prokurorine e Shtetit.

Kryeprokurorja Znj. Ina Rama dha nje pasqyre te efekteve pozitive qe ka sjelle venia ne funksion te ligjit Antimafia ne luften kunder krimit te organizuar duke theksuar se ky ligj eshte i avancuar dhe tipik i vendeve me demokraci te avancuar. Zbatimi me efikasitet i tij kerkon gjithashtu qe te gjitha institucionet te jene ne nje linje duke perfshire ketu Prokurorine Policine dhe Gjykatat. Me tej znj Ina Rama pershkroi punen per reformimin e sistemit duke e vene theksin edhe tek bashkepunimi midis institucioneve. Keshtu u permend Memorandumi i bashkepunimit me Ministrine e Finances Ministrine e Brendshme dhe SHISH per bashkerendimin e punes dhe ngritjen e njesive te perbashketa hetimore kunder fenomeneve te krimit ekonomik dhe korrupsionit.
Gjate takimit dy kryeprokuroret ndane shqetesimin per fenomenet e krimit te organizuar trafikut te droges trafikut te qenieve njerezore emigracionit te paligjshem tregetise se paligjshme te armeve korrupsionit pastrimit te parave terrorizmit nderkombetar dhe veprave te tjera penale fenomene keto lufta ndaj te cilave perben detyre themelore te te dy paleve. Ata shprehen angazhimin per bashkepunim me te ngushte pasi se me ane te shkembimit reciprok te te dhenave gjetjes se provave dhe fakteve ne juridiksionet perkatese mund te percaktohet me lehte pergjegjesia penale e autoreve te krimit te organizuar nder-rajonal dhe perballja e tyre me drejtesine.
Me pas Kryeprokurorja Znj. Ina Rama dhe Prokurori i Pergjithshem i Kosoves Z. Ismet Kabashi nenshkruan Memorandumin e Mirekuptimit per Bashkepunimin ne fushen Penale midis dy institucioneve.
Sipas marreveshjes se nenshkruar Bashkepunimi ne kuader te ketij Memorandumi konsiston ne
a shkembimin e informacioneve qe mundesojne ose kontribuojne ne parandalimin ose hetimin e veprimtarive kriminale
b gjetjen dhe shkembimin e informacioneve raporteve dhe dokumentave kur nuk perbejne sekret shteteror perfshire edhe deklarimet e personave qe kane dijeni per hetimet respektive
c shkembimin e akteve normative dhe literatures juridike sipas nevojave te nje ceshtje konkrete ose ne pergjithesi duke perfshire ketu edhe materiale te karakterit analitik statistikor apo informues.
d njohjeve te ndersjellta te praktikave si dhe vendimeve me karakter unifikues te gjykatave perkatese
e shkembime te dhenash te tjera si numra telefoni fakse adresa e-maili etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›