E Diel, 1 Nëntor 2026

Kili, Salas terhiqet nga futbolli

Sulmuesi legjendar i Kilit ka njoftuar largimin nga fushat e blerta edhe pse nuk ka saktesuar asnje date.

Marcelo Salas ka vendosur t’i jape fund futbollit ta luajtur ne fushe pas nje karriere te gjate dhe te pasur. Sulmuesi legjendar i Kilit ka njoftuar largimin nga fushat e blerta edhe pse nuk ka saktesuar asnje date.

“Vendimin e kam marre tashme”, eshte shprehur sulmuesi i Universidad de Chile dhe ish bomberi i River Plate, Lazio-s e Juventusit. “Drejtuesit nuk kane biseduar ende me mua dhe kjo eshte pengesa e vetme per te kompletuar terheqjen”, ka theksuar Salas.

Nderkohe, mediat vendase bejne me dije se ai do terhiqet pasi te kete luajtur edhe ne Kupen Libertadores, pasi skuadra kiliane eshte kualifikuar per ne turneun prstigjoz te klubeve ne Ameriken Latine. “Jam shume i kenaqur per ate qe kam bere dhe per ndeshjen time te fundit”, tha gjithashtu Salas, duke iu referuar dy golave ne ndeshjen kunder Cobreloa-s.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›