E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama pret të dërguarin e OSBE-së: Hetim zgjedhjeve

Në këtë takim, Zhigalov shoqërohej nga Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Bosch.

Gjatë diskutimit u fol kryesisht për krizën politike, të krijuar pas zgjedhjeve 28 qershorit. Nga ana e OSBE u përshëndet hapi i bërë nga Partia Socialiste për të hyrë në parlament, si edhe për propozimin për zgjidhjen e krizës me anë të iniciativave ligjore.

Gjithashtu iu kërkua politikës shqiptare që të gjejë një zgjidhje sa më të shpejtë për këtë problem kaq të rëndësishëm. Përfaqësuesi i OSBE, shprehu interesin dhe mbështetjen e tij që çështja e transparencës së zgjedhjeve është shumë e rëndësishme. Kryetari Edi Rama, theksoi se nuk po kërkohet ndryshimi i rezultatit zgjedhor, por PS kërkon që hetimit të zgjedhjeve t’i shkohet deri në fund, sepse ky proces do t’i shërbejë standardit të zgjedhjeve të ardhshme.

Sipas Ramës, ajo që ndodhi në Ruzhdie, mund të jetë e përhapur edhe në zona të tjera në Shqipëri dhe ndaj hetimit parlamentar duhet t’i shkohet deri në fund. Në këtë takim ishin gjithashtu, kreu i Grupit Gramoz Ruçi, dhe deputetët, Valentina Leskaj, Vasilika Hysi e Damian Gjiknuri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›