Kili minatoret nxirren te merkuren
Ekipet e shpetimit kane testuar me sukses kapsulen e posacme per transportim ndersa perfundoi dhe veshja e kanalit me shtresen e celikte qe do te minimizoje rrezikun e shembjes se gureve dhe demtimit te minatoreve gjate ngritjes ne siperfaqe. Provat e para rezultuan te kenaqshme e nuk treguan ndonje rrezik per shembje.
Plani eshte te terhiqen minatoret nje e nga nje duke filluar nga ata me te dobetit fizikisht e te semuret ndersa me te fortet do te lihen per ne fund.
Kapsula e njohur si Feniksi eshte 50 centimetra e gjere dhe permban edhe nje maske oksigjeni e nje telefon per te komunikuar me punonjesit e shpetimit ne siperfaqe. Dy eksperte te minierave dhe dy ndihmes-mjeke do te zbresin ne pusin e minieres ne fazen finale te operacionit per te ndihmuar minatoret.