E Diel, 1 Nëntor 2026

Kili mundi 1-0 Argjentinën, mijëra njerëz festojnë në rrugë

Nga Altin Latifi
 

KILI- Askush nuk ka mundur të flejë natën e së mërkurës në Santiago. I gjithë Kili është gdhirë në festë, pasi kombëtarja e këtij vendi fitoi 1-0 me Argjentinën. Makinat në bulevardin “O’Higgins”, arteria kryesore e qytetit, kanë qenë të ndaluara. Njerëz që valëvitnin flamuj, vajza që kërcejnë mbi autobus dhe tifozë në delir. Për Kilin është fitorja e parë ndaj Argjentinës në ndeshje zyrtare. Në fakt, kishte ndodhur edhe njëherë 35 vjet më parë, por ishte miqësore. Këtë herë, kilianët fituan 1-0 në ndeshjen për Botërorin 2010, zona e Amerikës së Jugut. (a.r/balkanweb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›