E Diel, 1 Nëntor 2026

Argjentina, dorëhiqet Bazile. Largimi, pas humbjes me Kilin

Nga Altin Latifi
Trajneri i kombëtares argjentinase Alfio Bazile ka dhënë dorëheqjen pas humbjes që skuadra e tij pësoi kundër Kilit. Largimi i tij është motivuar për arsye personale, por Bazile ishte në presion të madh pas disfatës në Santiago. 

ARGJENTINE- Trajneri Alfio Bazile, deklaroi dorëheqjen e tij nga drejtimi i kombëtares argjentinase, pas humbjes 1-0 kundër Kilit. Ndeshja e vlefshme për eleminatoret e Botërorit 2010 në zonën e Amerikës së Jugut përfundoi me disfatën e bardhekaltërve, të cilët e kanë vënë në diskutim kualifikimin. Federata Argjentinase bëri të ditur në një deklaratë për shtyp se Bazile është larguar për arsye personale, por nuk ka dyshime se dorëheqja e tij erdhi pas presionit të madh të shtypit në lidhje me rezultatet e dobta. Ai e mori drejtimin e kombëtares pas Botërorit 2006 dhe e udhëhoqi atë deri në finale të Kopa Amerika një vit më parë. Argjentina nuk kishte humbur asnjëherë kundër Kilit në ndeshjet zyrtare. (a.r/balkanweb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›