E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama mbledh deputetët për strategjinë në Parlament

Në këtë kontekst, gjatë ditës së djeshme deputetët e Tiranës dhe ato të Durrësit kanë zhvilluar një takim me liderin e tyre Edi Rama.

Gjatë këtij takimi është diskutuar mbi një plan agresiv brenda Kuvendit, por nuk janë përjashtuar edhe protestat në rrugë. Takimi i djeshëm ka çelur si parin e një sërë takimesh që pritet të zhvillohen në ditët në vijim edhe me deputetë të qarqeve të tjera.

Rama ka porositur deputetët e tij që të jenë në kontakt të vazhdueshëm edhe me bazën në mënyra që të gjitha hapat që do të ndërmerren të kenë edhe mbështetjen e tyre. Gjithashtu, mësohet se kreu socialist ka zhvilluar takime ditët e fundit edhe me ambasadorë të rëndësishëm në Tiranë, megjithëse ambasadori i ri amerikan ende nuk e ka marrë zyrtarisht detyrën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›