Kili nje kapsule do ti nxjerre minatoret nga nentoka
Kapsula e pare metalike qe do te sherbeje per te nxjerre ne siperfaqe 33 minatoret qe gjenden ne thellesine 770 metra nga toka qe prej 5 gushtit ne minieren e Shen Jozese ne Kili arriti ne vendngjarje e shoqeruar nga nje makine policie dhe nga duartrokitjet e familjareve qe prej dy muajsh qendrojne rreth minieres pasi nuk i shohin te afermit e tyre. Kapsula e para nga tre te tilla te ndertuara nga kantieret detare te marines kiliane eshte nje lloj kafazi cilindrik i gjate 4 metra dhe me peshe 460 kilograme ka shpjeguar Sergio Navarro anetar i ekipit qe ka ndertuar kapsulen. Kafazi metalik i lyer me ngjyrat e flamurit kilian bardhe kuq blu eshte cilesuar si feniks nga ministri i Minierave Laurence Golborne ndersa ministri i Shendetesise Jaime Manalich ka saktesuar se nje ndihmes dhe nje mjek do te zbresin deri ne thellesine e 700 metrave per ti pergatitur minatoret per ngjitjen. Te gjithe minatoret pasi te jene vendosur ne kapsule do te nxirren ne siperfaqe njeri pas tjetrit permes nje prej tre puseve qe jane germuar nga forcat e ushtrise per kete pune. Operacioni kane deklaruar disa inxhiniere do te zgjase nga 30 minuta deri ne nje ore e gjysme. Pasi te nxirren ne siperfaqe minatoret do te marrin ndihmen e pare ne nje qender pritjeje dhe nen vezhgimin e mjekeve ku do te kene edhe kontaktet e para me familjaret. Kemi te bejme me nje shkemb shume te forte dhe po hasim ende probleme teknike por mendojme se te gjithe minatoret do te jene ne siperfaqe ne ditet e para te nentorit tha ministri i Minierave.