Nenteksti i rrefimit te z. Prifti
Intervista e ish-ministrit te Ekonomise dhe Energjetikes njekohesisht nenkryetari i Levizjes Socialiste per Integrim ne emisionin Top Story pati vlere jo te vogel per publikun pasi ajo beri te mundur te degjohen disa te verteta qe publiku per arsye te mekanizmave qe ka pushteti nuk ka mundesi ti dije. Gjithashtu edhe media pati mundesi te krijoje nje tablo me te plote te menyres se funksionimit te pushtetit.
Sigurisht i gjithe ky rrefim erdhi si pasoje e konfliktit qe ka ndodhur brenda familjes se LSI-se midis z. Prifti dhe kryetarit te saj z. Meta. Pa kete konflikt ne si publik veshtire se do te kishim mundesi te informoheshim mbi situaten brenda qeverise dhe LSIndashse. Keshtu qe jo me kot ne politologji mbrohet teza se konflikti ka nje vlere po aq te madhe sa ka edhe konsensusi. Konflikti prodhon konsensusin por edhe konsensusi pas njefare kohe prodhon konfliktin. Dialektika ndermjet ketyre fenomeneve eshte e panderprere. Publiku ka nevoje per qetesine qe prodhon konsensusi por ka po aq nevoje te dije per motivet qe e prishin kete konsensus.
Sic shihet nga faktet qe behen publike nga kjo interviste kuptohet se konflikti pavaresisht problemeve qe krijon brenda strukturave dhe ekuilibrave te brendshem te nje partie ne fund te fundit i jep mundesi publikut simpatizanteve te informohet per natyren e konfliktit arsyet pse ka ndodhur dhe kush eshte i perfshire ne te. Imagjinoni sikur bashkepunimi dhe mirekuptimi do te vazhdonte ne LSI apo bashkeqeverisje te pakten ne dukje ne si publik nuk do te kishim mundesi te informoheshim per te gjitha sa u thane ne kete interviste.
Sigurisht nuk mund te merren si te verteta te gjitha sa u thane per shkak se fjala ka natyre kontekstuale dhe interpretohet e merr vlere brenda njohjes se ketij konteksti. Ne kete kuader aktoret e perfshire direkt ose indirekt ne permbajtjen e ligjerates e interpretojne mesazhin sipas interesit dhe shkalles se njohjes. Kjo gje ndodh edhe me publikun i cili pavaresisht se nuk arrin te deshifroje te gjitha mesazhet se paku merr informacion per aq sa kupton dhe i nevojitet.
Ne fakt cfare kuptoi publiku konkretisht nga ky rrefim
Se pari kuptoi natyren e pushtetit ku grupe ose individe brenda partise dhe koalicionit rivalizojne me njerindashtjetrin per te zgjeruar influencen e tyre nepermjet favorizimeve qe kerkojne te marrin me ane te koncesioneve licencave tendereve dhe emerimeve ne pozicione te rendesishme vendimmarrese. Ky presion vendos ne pozite drejtuesit e dikastereve ministrore te cilet duhet te perllogarisin koston e perfitimit ose te humbjes ne rast te mosplotesimit te kerkesave te tyre. Perfitimi me sa eshte bere i njohur eshte i natyres - ne marrim ate qe na takon dhe si shperblim te ofrojme mbeshtetje per ta mbajtur kete post. Ne rast se jo perllogarit kostot e denoncimit te praktikave te punes te institucionit qe ti drejton duke te prishur imazhin ne publik dhe ne qeverisje dhe duke vendosur pikepyetje mbi karrieren politike.
E gjitha kjo behet ne kurriz te barazise se shanseve ne gare minimizimit te monopoleve eliminimit te nepotizmit ne emerime shperdorimit te te ardhurave te shtetit etj. Ne keto kushte kushdo e kupton se cfare rendesie kane sloganet dhe reformat kunder korrupsionit dhe informalitetit.
Se dyti kuptoi se per Kryeministrin nuk ka rendesi performanca e nje ministri ne raport me publikun apo axhenden qeverisese por aftesia e mbajtjes se ekuilibrave dhe balancimi i interesave ne raport me grupet dhe individet brenda partise. Nese dikush nuk arrin te ekuilibroje presionet qe vijne nga brenda partise apo koalicionit atehere situata e perkeqesuar behet shkak per shkarkimin e dikujt nga ky post. Pra cdokush duhet te mesoje ne radhe te pare te dije te menaxhoje interesat e grupeve brenda partise dhe koalicionit dhe jo ato te publikut pasi nese garantohet qeverisja rreziku vjen nga brenda dhe jo nga jashte.
Se treti kuptoi se ky sistem zgjedhor pavaresisht se fuqizon dy partite e medha ne raport me partite e vogla kur vjen momenti per te qeverisur partite e vogla behen percaktuese per jetegjatesine e ketyre shumicave. Me konkretisht PD fale deputeteve te LSI-se sot eshte ne qeverisje pavaresisht se kjo parti i perket krahut te majte. Ne keto kushte ku ndodhet konfigurimi i Parlamentit nuk kane rendesi doktrinat partiake por logjika e normave. Mjafton qe ti si shumice te kesh te drejte te qeverisesh pavaresisht kostove qe mund te krijosh ne publik si pasoje e aleancave te tilla. Deklarata e z. Prifti qe z. Meta i ofroi votat z. Rama kunder qeverise aktuale ne kembim te disa posteve te rendesishme per deputetet e LSI-se tregon se nuk ka rendesi me si qeveris cfare perfaqeson si i perfaqeson dhe sa i perfaqeson Rendesi ka logjika e numrave. Pra nese mua si qeveri po pse jo dhe ty si opozite neser te jepet mundesia qe te krijosh shumicen pavaresisht menyres dhe me ke e realizon te lind e drejta per te qeverisur.
Se katerti publiku kuptoi sa pa kuptim eshte maksima se demokracia eshte pushteti i popullit mbi popullin. Interesat dhe shqetesimet e tij mbi menyren se si administrohet pushteti dhe fondet publike nuk varen nga legjitimiteti qe ai jep per formen e administrimit te pushtetit. Kjo gje varet nga oligarket te cilet te veshur me pushtet dhe me influence percaktojne me heshtjen ose demaskimin menyren e qeverisjes dhe shkallen e legjitimitetit te tij.
Keshtu qe te gjitha keto rrjedhime nuk do ti nxirrnim dot nese nuk do te kishte lindur ky konflikt. Fale tij ne sot jemi me te informuar per natyren e pushtetit menyren e administrimit shkallen e perfaqesimit dhe shkallen e pergjegjshmerise. Gjithashtu kemi dhe nje tablo me te qarte per situatat e sikletshme ne te cilat ndodhen shumicat e prodhuara nga ky sistem zgjedhor.