Banoret e Hamallajt nuk terhiqen perseri ne proteste
Nje grup banoresh te fshatit Hamallaj-Hidrovor jane mbledhur serish ne mbrojtje te pronave te tyre te palegalizuara ne bregdet. Me shprese se deputetet durrsake do ti takojne ata jane mbledhur per te qare hallet dhe kuptuar me shume rreth asaj qe do te ndodhe me investimet qe kane bere nder vite per te siguruar strehimin dhe jetesen ne kete pjese te bregdetit qe dikur ka qene thuajse e pabanuar.
Tani zona eshte nga me te kerkuarat dhe me te diskutuarat. Perleshja e pronareve te ndertimeve pa leje me 1 korrik te ketij viti me forcat speciale dhe ato te policise lokale e vuri zonen ne qender te vemendjes. Pas saj nisen edhe arrestimet per te vijuar ne gjysmen e pare te shtatorit me miratimin e lejes nga KRRTRSH per ndertimin e nje resorti turistik.
Zoteruesit e objekteve kerkojne te veproje ligji i legalizimit te rishihet studimi urbanistik i zones dhe te behen ndryshime ne te duke perfshire ne studim edhe objektet e tyre. Ata kerkojne gjithashtu dhe nje takim me Kryeministrin Berisha ose ministrin e Ekonomise per te diskutuar mbi situaten dhe per te gjetur rruget e zgjidhjes pasi ata deklarojne se nuk do te terhiqen nga te mbrojturit e asaj qe kane ndertuar me mund e me djerse si dhjetera mijera shqiptare ne pjese te ndryshme te vendit. Askush nuk na tha te mos ndertojme ketu. Askush nuk na lajmeroi per ate qe rrezikonim. Beme ate qe bene te gjithe dhe do ta mbrojme. Duam legalizimin e ndertimeve tona shprehen banoret e zones.
Te gjithe qendrojne ne tension te alarmuar se brendshmi per ate qe mund ti ndodhe nga casti ne cast jetes se tyre. Ndjehen te rrezikuar po nuk terhiqen. Situata e tyre eshte e njejte me ate te shume te tjereve. Faji i tyre eshte se u vendosen ne nje zone qe shume vite me pas u kthye ne nje zone te lakmuar per shkak te bregdetit te virgjer qe natyra i ka dhuruar kesaj zone.
Hamallaj-Hidrovor ka qene nje zone thuajse e pabanuar para viteve lsquo90 ashtu si dhe pjesa tjeter e bregdetit qe shtrihet prane saj. Fshati ndodhet afro 30 kilometra larg aeroportit te vetem nderkombetar te vendit dhe ne dy vitet e fundit jane miratuar ndertimet e dy fshatrave turistike ne kete zone. Jane disa milione euro te parashikuara per tu investuar per ndertimin e ketyre fshatrave.
Per te shmangur prishjen e shtepive projekti per resortin turistik Newborn sipas kryebashkiakut te Sukthit Yrjan Hasani u reduktua disi ne siperfaqe. Ne Hamallaj nga viti 2007 e mbrapa jane bere disa investime ne infrastrukture si ne rruge dhe rrjetin e ujesjellesit duke i dhene jete krijimit te nje zone turistike te re ne vend qe vijon me Gjirin e Lalzit ne veri nje zone ku gjithashtu ngritja e resorteve turistike u be ne nje bregdet te virgjer dhe nisi ne fund te viteve lsquo90 dhe ne fillim te viteve 2000.
Ne fshatin me te ri turistik qe mori Ok ne KRTRSH kete shtator ne baze te studimit urbanistik pjesor te kesaj zone do te ndertohen vila dy dhe trekateshe qendra tregtare mjedise sportive kartodrom etj. Ishin parashikuar ne projektin e Newborn edhe ndertime hotelerie 4-5-kateshe por qe gjate diskutimit ne KRRTRSH u hodhen poshte.
Brezi i pare sipas kryetarit te KRRTRSH-se Sali Berisha do te jete me pisha dhe brezat e tjere me ullinj. Nje sinjal per me shume gjelberim ne bregdet dhe per shmangien e betonizimit qe ne menyre te pakontrolluar permbushi orekset e shume njerezve dhe mbyti bregdetin e Durresit Shkembit te Kavajes e Golemit.