E Diel, 1 Nëntor 2026

Kili tërmeti i dytë, Presidenti Pinera: Ruani qetësinë

Një lëvizje e dytë tektonike me magnitudë 6,3 ballë është verifikuar në brigjet e Kilit pas atij 6,8 ballë të regjistruar të premten, në të njëjtën zonë, rreth 69 kilometra nga qyteti Concepcion.

Lajmi është bërë i ditur nga Instituti Amerikan i gjeofizikës. Sipas autoriteteve të Kilit, dy tërmetet nuk kanë shkaktuar as viktima dhe as dëme materiale.

Ndërsa presidenti i vendit, Sebastian Pinera i ka kërkuar popullit të tij që të ruajnë qetësinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›