E Diel, 1 Nëntor 2026

Kili, tërmeti lë pas 300 të vdekur, ende lëkundje

Një tjetër tërmet u regjistrua sot nga instituti amerikan gjeofizik (USGS), me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter. Bëhet fjalë për tronditjen e 99-të në 24 orët e fundit nga tërmeti i parë me magnitudë 8.8 ballë që e goditi vendin rreth orës 3:34 (me orën lokale).

Sipas USGS, epiqendra e tërmetit të fundit u lokalizua 90 kilometra në perëndim të Temuco-s, në 35 kilometra thellësi. Pjesa më e madhe e 99-të tërmeteve që janë regjistruar 24 orët e fundit, janë lokalizuar në një shtrirje rreth 500 kilometra dhe janë manifestuar si në bregdet po ashtu edhe në brendësi të territorit kilian. Magnituda e të gjitha këtyre tronditjeve ishte mbi 4.5 ballë të shkallës Rihter.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›